Spektakël në Superkupën e Gjermanisë, në fund fiton Bajerni me penallti

Bajerni i Mynihut ka fituar Superkupën e Gjermanisë duke mposhtur Dortmundin vetëm pas penalltive në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në “Sinjal Iduna Park”. Edhe pse në formë aspak të mirë, të treguar edhe gjatë miqësoreve, ekipi i drejtuar nga Karlo Ançeloti arriti ta fillonte sezonin e ri me trofe.

Pulisiç kaloi Dortmundin shpejt në avantazh me golin e realizuar në minutën e 12, por gëzimi i verdhezinjve nuk zgjati më shumë se 6 minuta pasi Levandovski barazoi shifrat. Dortmundi kaloi sërish në avantazh në minutën e 71-të falë Aubamejang, por në minutën e 88 një autogol i portierit Byrki bëri që 90 minutat të mbylleshin në barazim 2-2 dhe skuadrat t’u drejtoheshin penalltive.

Të dyja skuadrat ekzekutuan nga 6 penallti, me Bajernin që realizoi 5 dhe Dortmundin që realizoi vetëm 4. Kimish gaboi për bavarezët, ndërsa Rode dhe Bartra për Dortmundin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.