Mielli që shkakton tumore në veshka dhe tiroide

A e dini se shumica e sëmundjeve kronike dhe vdekjet e parakohshme rrjedhin nga dieta standarde amerikane? Për fat të keq, shumica e ushqimeve që hamë në një bazë ditore po na vrasin ngadalë duke përfshirë edhe miellin e bardhë i cili përdoret gjerësisht. Në ditët e sotme mielli përgatitet nga gruri duke përfshirë dhe insekticide, pesticide. Deri në 60 kimikate janë miratuar për të zbardhur miellin.5 Sekretet rreth miellit të bardhë që do t’ju trondisin
1. Mielli i zbardhur nuk ka lëndë ushqyese
Gjatë procesit të prodhimit, janë hequr 75% e vitaminave dhe mineraleve që i përmban fara e grurit. Ky proces heq 70 për qind të hekurit, vitaminave B dhe magnezit, 50 për qind të kalciumit dhe të vitaminës E.
2. Ka shtesa ushqimore të shtuara
Pas heqjes së lëndëve ushqyese, mielli zbardhet, ruhet dhe shtohet me dioksid klori. Për përgatitjen shtohen dhe shumë elementë të tjerë por një prej tyre konsiderohet kancerogjen. KBrO 3 është një pluhur i bardhë kristalor i tretshëm në ujë që konsiderohet kancerogjen nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) dhe është ndaluar në shumë vende.
3. Mielli i bardhë është një insekticid natyral
Kjo do të thotë se nëse një insekt merr qesen e miellit të bardhë dhe fillon të hajë, do të vdesë. Mielli i bardhë vret çdo insekt që përpiqet ta konsumojë.
4. Përmban L-cisteinë
Ky është një amino acid jo thelbësor që shërben për të përshpejtuar përpunimin industrial. Ajo gjendet në shumicën e gatimeve, pasta dhe brumë pica.
5. Mielli i bardhë përmban një substancë që e bën të pastër dhe të freskët. Është treguar shkencërisht se kjo ndikon negativisht në pankreas, duke shkatërruar qelizat beta të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.