‘LSI plasi’/ Vasili i përgjigjet Ramës: Sa më pak t’i kesh hedhur mendjes, aq më rehat je

“S’ka faj ky shkollëpakët që na qeveris, sepse sa më pak t’i kesh hedhur mendjes aq më pak kupton dhe aq më rehat je”.

Kështu shprehet për kryeministrin Rama, kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Në një postim në Facebook, ish kreu i LSI-së shkruan:

Dhunohen mjekë, vazhdojnë të mbyten pushues në plazhe, zjarre në gjithë vendin, energjia elektrike mungon gjithandej, ujë s’ka edhe ne qendër të Tiranës, OKSFAM na rendit të 149-t në botë për diskriminimin e të varfërve, GALLUP thotë se afërsisht 60% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria dhe ky shkollëpakët me tre vjet universitet në krye të qeverisë na tregon përralla.

S’ka faj ky shkollëpakët që na qeveris, sepse sa më pak t’i kesh hedhur mendjes aq më pak kupton dhe aq më rehat je.

Dëgjesat u kthyen në përralla, kaq di shkollëpakti e përtej perrallës nuk shkon dot.

Shqiptarët nuk i hanë përrallat, thjesht shkollëpakti gënjen veten.

Gjatë dëgjesës së pasdites së sotme me qytetarët në Korçë, Rama tha se LSI ka bërë punësime partiake më shumë se gjithë partitë e tjera të vogla.

“Desh të bëhej as e madhe sa që nuk ia arrit dot dhe plasi”, u shpreh kryeministri para qytetarëve korçarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.