Rritja e çmimit të ujit/ LSI bashkon votat me PS-në, PD e cilëson turp vendimin e tyre

Leonard Olli, kryetar i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka dënuar vendimin e LSI-së për të bashkuar votat me PS-në për të ngritur çmimin e ujit në Tiranës, sipas propozimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Më lejoni që të deklaroj që për fat të keq, LSI është akoma në pushtet dhe bën pazare me pushtetin. Dhe kjo tregon që LSI vetëm opozitë nuk bën. Ne i kërkuam LSI-së mosprezencën në Këshill Bashkiak. Ky është një veprim i tupshëm i tyre. Është një pazar që vijon të bëhet në emër të opozouës. Thirrja që i bëmë LSI-së për të bojkotuar këtë vendim do të shte një mekanizëm për të ndalur këtë veprim arbitrar të bashkisë”

Leave a Reply

Your email address will not be published.