Lezhë, bie në lumë ciklomotori, humb jetën drejtuesi

Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë, si pasojë e një aksidenti rrugor të verifikuar në fshatin Gjadër.

Lajmin e konfirmojnë burime policore lokale, sipas të cilave një person që po udhëtonte me një ciklomotor në aksin rural Gjadër-Zojs ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Mjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet V.L, i cili po transportonte edhe mbesën e tij 16 vjeçe.

Kjo e fundit, saktësojnë burimet, ka arritur të dalë nga lumi, ndërsa ai i 70-vjeçarit është nxjerrë pak më vonë nga policia rreth 400 metra larg vendit të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.