Derrick Rose zgjedh Cleveland Cavaliers

Tashmë është zyrtare, Derrick Rose transferohet te Cleveland Cavaliers duke zgjedhur të luajë përkrah LeBron James.

Ish qëndra e Chicago dhe New York firmosi një kontratë modeste me ekipin nga Ohio për një sezon me vlerë 2.1 milionë Dollarë. Biseda me James ishte vendimtare për Rose që mori vendimin për t’u bashkuar më nënkampionët e NBA edhe pse ishte përfolur një bashkim i mundshëm me Los Angeles Lakers. Një çështje e nxehtë që vazhdon të trazojë ambjentin e Cleveland është Kyrie Irving, i cili ka shprehur dëshirën për të ndryshuar ambjent dhe Rose mund të jetë zëvendësuesi ideal i tij. Gjithsesi, në rast se ai vazhdon të besojë te projekti aktual, atëherë Cleveland mund të kandidojë seriozisht për një tjetër titull kampion.

Irving është gjithashtu nyja kyçe për rolin e Rose në radhët e Cavaliers pasi ai mund të qëndrojë në stol në rast se ylli i Cleveland vendos të qëndrojë. Sezoni i fundit në New York ishte një zhgënjim i vërtetë për Rose që gjithsesi ka arritur të rikupetohet pas një kalvari të gjatë dëmtimesh në të dyja kaviljet. Knicks nuk u kualifikuan për në play-off ndërsa Rose luajti vetëm 64 ndeshje me 18 pikë, 3.8 ribaunde dhe 4.4. asiste për ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.