Mark Iuliano vjen me surpriza te Partizani

Vjen dita e prezantimit të Mark Iulianos si trajneri i ri i Partizanit. Këtë të mërkurë në orën 11:00, 43-vjecari do të marrë zyrtarisht detyrën, teksa në krah të tij në rolin e ndihmësit do të jetë Alessandro Dosena. Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe i kombëtares italiane është i përzgjedhuri i Lucciano Moggit, i cili në rolin e këshilltarit kryesor të presidentit Demi apo si drejtor i përgjithshëm, ka marrë përsipër të ndërtojë Partizanin e sezonit të ri.

Në fakt Iuliano dhe Dossena kanë mbërritur me disa surpriza në Shqipëri. Mësohet se bashkë me trajnerin dhe ndihmësin e tij kanë udhëtuar edhe tre futbollistë, si përforcime të të kuqve për merkaton e verës: Shahinas, La Camera dhe Salvaggio.

Romeo Shahinas, 21 vjec, është mesfushor shqiptar, i formuar në akademinë e Romës dhe te të rinjtë e Latinas. Sezonin e fundit është aktkvizuar në formë huazimi te Racing Roma. Një lojtar i ri i talentuar, që mund t’i japë tjetër frymëmarrje mesfushës së Partizanit.

Edhe Giovanni La Camera sjell eksperiencën e tij për repartin e ndërmjetëm të të kuqve. 33-vjecari ka luajtur me skuadra të ndryshme në futbollin italian, deri në Serinë B, ndërsa sezonin e fundit ka veshur fanellën e Lupa Roma.

Lojtari i tretë, Salvaggio, është mbrojtës krahu dhe pritet t’i japë më shumë sigurë prapavijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.