Volejboll meshkuj, Shqipëria nuk i bën dot ballë Maqedonisë

Nuk arrin të bëjë sërish mrekullinë Shqipëria e volejbollit të meshkujve në Ligën e Europës sepse në Shkup përballë Maqedonisë skuadra kuqezi u thye 3-0 në ndeshjen e dytë të grupit A. Një sfidë me një drejti ajo e luajtur në kryqytetin e vendit fqinjë ku Maqedonia dominoi në cdo set dukë lënë pak shpresa për një fitore të mundshme. Skuadra e drejtuar nga trajneri Jani Melka gjeti pak hapësira në murin maqedonas duke e nisur ndeshjen menjëherë në disavantazh. Edhe pse kaloi përkohësisht në avantazh 8-6, më pas gjithçka foli për ekipin kundërshtar që e mbylli setin në shifrat 25-21. Edhe më katastrofik rezultoi seti i dytë me kuqezinjtë të pafuqishëm dhe të paqartë në shërbime. Shumë topa të lehtë të humbur në duelet e drejtëpërdrejta dhe Husaj i pafuqishëm për të frymëzuar skuadrën e tij.

25-16 shënuan shifrat në fund të këtij seti, ndërsa në të tretin, Shqipëria arriti të rezistonte deri në 21-21 por më pas asgjë për t’u shënuar. Maqedonia e mbylli edhe këtë set në shifrat 25-22 dhe kret takimin 3-0 duke marrë kryesimin e Grupit A me 6 pikë të plota. Shqipëria zbret në vendin e tretë me vetëm 2 pikë, ndërsa Suedia ngjitet në të dytin pasi kaloi pastër Azerbajxhanin 3-0. Janë pikërisht azerët që do të sfidojnë skuadrën shqiptare të dielën që do të jetë edhe dueli i fundit në Maqedoni pasi një javë më pas skuadrat do të zhvendosen në Tiranë për raundin e dytë të Grupit A.

Leave a Reply

Your email address will not be published.