Krijesat e çuditshme dhe Fenomenet paranormale të kohëve moderne

Nga njerëzit e vegjël, njeriu me kokë qeni e deri tek njerëzit hije

Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormale, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë. Qenie të tilla si fantazmat, kafshët misterioze gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive.

Ndër çuditë më të mëdha që mund të ekzistojnë mes nesh, ka disa prej ngjarjeve që edhe pse s’mund të konsiderohen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen. Qëkur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik.

Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut.

Grabitqarët e mëdhenj janë zogj që kërkojnë për ushqim ose ushqehen me gjëra të ngordhura. Ato janë zakonisht më të mëdhenj se zogjtë normalë dhe kanë një fiziologji të caktuar, si thonj të fuqishëm që i ndihmojnë të shqyejnë prenë e tyre.

Kohët e fundit, ka pasur njerëz që kanë raportuar se kanë parë zogj grabitqarë me përmasa shumë të mëdha. Shumë persona thonë se ato duken si zogjtë prehistorikë të përshkruar në libra dhe me lëkurë gjarpri.

Rrëshqitjet e kohës dhe koha e humbur janë eksperienca aspak të këndshme. Ato janë hamendësuar si takime jashtëtokësore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet më mahnitëse janë ato të më shumë se një personi për përjetimin e kapërcimeve të kohës.

Sipas kësaj teorie, rrëshqitjet e kohës ndodhin kur dikush niset për një udhëtim në një rrugë të njohur dhe udhëtimi duket normal, por në përfundim personat zbulojnë se kanë mbërritur në destinacion shumë më herët se çdo ishte e mundur normalisht.

Chupacabra është përshkruar si një krijesë në formë qeni me dhëmbë të mëdhenj. Fillimisht thuhet se është parë në Puerto Riko në vitin 1990 dhe më pas është parë në Amerikë dhe Meksikë. Nganjëherë dëshmitarët raportojnë se këto kafshë kanë një të ecur prej kanguri. Thuhet se kjo kafshë u thith gjakun bagëtive natën deri sa ato ngordhin.

Ngjashmëria me vampirët i ka terrorizuar njerëzit duke hamendësuar një sulm të mundshëm ndaj tyre. Pyjet janë vende misterioze, plot me jetë të panjohur dhe shfaqin rrezik për këdo. Pyjet janë vende të frikshme sipas legjendave popullore.

Por në kohët moderne a mund të krijojë natyra një panik të tillë të pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e të cilëve bën të mendosh se natyra ka inteligjencë dhe nuk është gjithmonë e dashur me njerëzit. Ka njerëz që thonë se karakteristika kryesore është paniku, të cilin njerëzit e përshkruajnë me një qetësi të pazakonshme në pyll.

Leave a Reply

Your email address will not be published.