Çomlek me Patate dhe Polenta


300 gr mish (i prerë në kubikë mesatarë)
50 ml vaj ulliri (ekstra i virgjër)
1 degë selino
1 copë karotë
1 kokërr qepë
3 kokërr patate (mesatare)
2 kokërr domate (mesatare)
3 thelpinj hudhër
1 degë rozmarinë
2 gjethe sherebelë
150 ml verë e kuqe
100 gr ullinj të zinj
100 gr miell misri (i imët)
1 lt ujë
15 gr kripë

Përgatitja
1
Në një tigan kavërdisni mishin në vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë.
2
Një një tigan tjetër kavërdisni qepët, karotat, selinonë dhe erëzat.
3
Bashkoni masët e dy tiganëve, hidhuni pak piper dhe shuajini me verën e kuqe.
4
Pasi të këtë avulluar vera, shtoni ujin derisa të mbulohet mishi me perimet.
5
Lërini të vlojnë për gati një orë në temperaturë të ulët.
6
Më pas shtoni domatet dhe patatet e prera në kubikë.
7
Lërini të ziejnë së bashku për 15 minuta.
8
Në një tigan tjetër zieni ujin me pak kripë, shtoni miellin e misrit duke e trazuar me telin e kuzhinës, për 1 minutë në temperaturë të lartë.
9
Vazhdojeni trazimin e polentës edhe 2 minutat e tjera, por duhet të ulni temperaturën.
10
Pasi ka arritur trashësinë e duhur, pra si një brumë petullash hiqeni nga zjarri dhe hidheni në pjatë.
11
Sipër saj hidhni çomlekun me patatet dhe erëzat dhe spërkateni me pak piper.

Leave a Reply

Your email address will not be published.