Disa kuriozitete rreth trupit të njeriut

Duke nisur nga flokët e deri te thonjtë e këmbëve, gjithçka mbi trupin e njeriut është një univers i tërë njohurish, por edhe të panjohurash.

Ka aq shumë kuriozitete mbi trupin e njeriut, sa që nëse do t’i mësonit të gjitha, papritur do të ndiheshit të huaj me veten, shumë të vegjël në atë që dini, do të habiteni për faktin se shumë prej të panjohurave mbi trupin tonë, nuk ju kanë shkuar asnjëherë në mendje. Duke nisur nga flokët e deri te thonjtë e këmbëve, gjithçka mbi trupin e njeriut është një univers i tërë njohurish, por edhe të panjohurash.

Shpejtësia e teshtimës

A e keni menduar ndonjëherë se cilën shpejtësi mund të regjistrojë ajri kur ju tështini dhe e shtyni para? Studiuesit e kanë përllogaritur dhe është regjistruar të jetë 160 km në orë. Ja pse është shumë e rëndësishme të mbuloni hundën tuaj me dorë apo shami, kur tështini.

Rruga që bën gjaku

Ndonëse ju mund ta shihni trupin tuaj nga jashtë, ajo që mund të imagjinoni mbi mënyrën se si funksionon mund të jetë një pjesë shumë e vogël e asaj se si ai funksionon vërtet dhe se çfarë ndodh brenda tij. Gjaku, një prej elementëve bazë të jetës, përshkon një rrugë, as më shumë e as më pak se 90 kilometra në ditë. Kur e imagjinoni,duket gati e pabesueshme, mirëpo është e vërtetë. Madje vetëm zemra, brenda një dite pompon 7.4 litra gjak.

Sasia e djersës

E sigurtë që ndoshta nuk e keni imagjinuar veten asnjëherë duke notuar në djersën tuaj, për vetë faktin se nuk keni menduar se si mund të notosh në aq pak sa mund të djersijë një trup njerëzor. Megjithatë, po të mendoni se përgjatë gjithë jetës së tij njeriu prodhon aq djersë sa për të mbushur dy pishina me madhësi të konsiderueshme, atëherë ndoshta edhe ju zbutet pak ideja e pamundësisë. Mesatarisht, një njeri gjatë jetës së tij, prodhon 25 mijë litra djersë.

Gërhitja

Në moshën 60 vjeçare, rreth 60% e meshkujve dhe 40% e femrave, janë të prirur të gërhasin, mirëpo jo të gjithë kanë një gërhitje të zhurmshme. Disa prej tyre nuk ndihen, disa janë vërtet problematikë, por që të gjithë gërhasin. E teksa mesatarisht, tingulli i gërhitjes kap vlerën e 60 decibelëve që i takon gërhitjes normale, problematikët e kalojnë padiskutim këtë shifër, duke kapur vlerën e 80-85 decibelëve, që do të thotë një katastrofë për veshin e një njeriu tjetër, i cili dëgjon gërhitjen.

Bakteret

Këtë nuk keni për ta besuar asnjëherë, por për çdo centimetër katror të lëkurës, një individ ka afërsisht 32 milionë baktere. Duket e paimagjinueshme në fakt, por është e vërtetë. Megjithatë, nuk është për të na venë në alarm e për të na tmerruar, pasi një pjesë e mirë e këtyre baktereve janë të padëmshme dhe pa pasoja për organizmin tonë.

Ngjyra e flokëve

Biondet mund të kenë njëmijë e një barcaleta të thëna për to, herë për mirë e herë për keq, por ajo çka është e vërtetë për to është fakti se kanë shumë flokë. Ngjyra e flokëve, sipas shumë studimesh, është përcaktuese e sasisë së flokëve që mund të gjenden në kokën tuaj dhe biondet, kuptohet vetëm ato natyralet, kryesojnë listën e personave që kanë më shumë flokë. Mesatarisht, në kokën e njeriut gjenden 100 mijë folikula të flokut, ku secila prej tyre është e aftë të prodhojë 20 fije floku, përgjatë gjithë jetës së një njeriu. Sa iu përket biondeve, kjo mesatare regjistrohet në 146 mijë, kurse njerëzit me ngjyrë të errët floku, kanë rreth 100 mijë folikula. Më pak flokë, priret të kenë kokëkuqët, për të cilët numri i folikulave që prodhojnë flokë është 86 mijë.

Rritja e thonjve

E keni pyetur ndonjëherë veten se përse thonjtë e kembës i presim më rrallë se ato të duarve? Sepse thonjtë, të cilët janë më shumë të ekspozuar, rriten më shpejt, se sa ata të cilët qëndrojnë të fshehur. Madje edhe ndërmjet duarve ka dallim, pasi thonjtë rriten më shpejt në dorën me të cilën ju shkruani dhe në gishtërinjtë më të gjatë.

Nevoja për gjumë

Nëse shpreheni se po vdisni për një gjumë të mirë natën, vlen të merret si e vërtetë shprehja, ndonëse ju mund ta thoni për forcë të zakonit. Gjumi është shumë i rëndësishëm për njeriun. Mund të rezistoni me javë të tëra pa ushqim, por thjesht njëmbëdhjetë ditë pa gjumë fare dhe ju bini në gjumë përgjithmonë.

Gjurmët e gjuhës

Nëse doni të ruani identitetin tuaj, bëni kujdes, mos nxirrni gjuhën. Është një mënyrë e thënë për të treguar se si në fakt, po ashtu si gishtërinjtë dhe gjurmët e tyre, edhe gjuha dhe gjurma që ajo lë është përcaktuese për një individ. Secili prej nesh është unik në këtë pikë.

Humbjet e lëkurës

Kafsha që mund të mbani në shtëpi, apo edhe të tjerat jo shtëpiake, nuk janë të vetmet gjallesa që humbasin dhe ndërrojnë lëkurën. Edhe ne njerëzit humbasim çdo vit gati 0.3 metra pjesë të lëkurës sonë. E gjitha kjo dotë thotë se në moshën 70 vjeçare ne do të kemi humbur gati 2 metra lëkurë.

Numri i kockave

Dihet që një i rritur ka më pak kocka se një fëmijë i vogël, e megjithatë ajo çfarë jo të gjithë e dinë, është fakti se përse ndodh kjo. Foshnjet, sipas studimeve, kanë afërsisht 350 kocka në të gjithë trupin e tyre. Me kalimin e viteve, kur njeriu rritet, kockat bashkohen me njëra tjetrën dhe kështu, në moshë të rritur, një njeri ka 145 kocka më pak, ose 205 kocka gjithsej.

Stomak “i ri”

A e dinit se thuajse një herë në tre apo katër ditë, bëhemi me“stomak të ri”? Është një mënyrë të thëni për t’ju treguar se veshja e brendshme e stomakut tuaj ndryshon në këtë interval kohor, për shkak pikërisht të aciditetit që prodhon stomaku, i cili shërben për të tretur ushqimin. Nëse stomaku juaj, nuk do të “ndërrohej”një herë në tre apo katër ditë, do të ishte me pasoja të rënda për shëndetin tuaj.

Aftësia për të nuhatur

Sigurisht të mos pretendojmë të kemi aftësi të nuhaturit si qeni, por megjithatë e kemitë zhvilluar në një masë të konsiderueshme. Kështu, njeriu përgjatë gjithë jetës së tij është i aftë të mbajë mend 50 mijë lloje erërash.

Burimi i erës së trupit

I gjithë burimi i erës së trupit,përfshirë edhe asaj të këmbëve është djersa. Në fakt, këmbët janë ndër pjesët e trupit që djersisin më shumë. Të dyja bashkë, mund të prodhojnë rreth 500 mijë pika djerse në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.