Historike/ Shqiptarët me 32 deputetë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut

Pas zgjedhjeve parlamentare, Maqedonia e Veriut pritet të ketë në kuvend 32 deputetë shqiptarë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase. Ato i referohen të dhënave paraprake nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Deri më tani numri më i lartë i deputetëve shqiptarë . Që kanë dalë nga zgjedhjet, ka qenë 29, në vitin 2008.

BDI nën udhëheqjen e Ali Ahmetit pritet të ketë 15 deputetë. Pesë më shumë se sa në përbërjen e kaluar. Në njësinë e gjashtë BDI ka triumfuar me 7 deputetë. Në njësinë e pestë me 3 deputetë, në të dytën me 3 dhe në të parën me 2 deputetë.

Koalicioni mes dy partive, Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës, do të ketë 12 mandate deputetësh. Një rritje e madhe e numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar parlamentare.

Në njësinë e gjashtë keto dy parti kanë fituar 6 deputetë. Në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputetë. Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit. Arriti të marrë katër deputetë. Partia Demokratike e Menduh Thaçit mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore.

You must be logged in to post a comment Login