Studimi/ Psikologët: Udhëtimet ju bëjnë më të lumtur se paratë

Shpesh herë, mendojmë të paturit një kuletë plot me para. Eshtë lumturia më e madhe që mund të përjetojmë. Por, psikologët kanë dëshmuar se: Ndjenjat tona të lumturisë janë në rritje kur blejmë diçka që duam. Apo edhe kur udhëtojmë.

Sidoqoftë, ndjenja e kënaqësisë teksa marrim diçka të re, zhduket. Kurse ndjenja e aventurës së udhëtimit prodhon hormone lumturie. Të cilat zgjasin për kohë të gjatë, shkruan Brightside. Ne mund të lodhemi nga një pajisje e re ose të qëndruarit në makinë. Mirëpo çdo kujtim i një aventure të kaluar është burim i një lumturie të vërtetë. Lumturi e cila zgjat një jetë të tërë. Prandaj, këtë fundjavë udhëtoni nëpër Shqipëri, dhe përjetoni lumturinë.

You must be logged in to post a comment Login