Shkatërrohet grupi mafioz i drejtuar nga shqiptarët në Spanjë, 22 të arrestuar.

Garda Civile e Spanjës ka arritur të shkatërrojë një organizatë kriminale. Ata trafikonin drogë dhe pastrim të parave . Në Valencia, duke arrestuar gjithsej 22 persona.

Të prangosurit janë me origjinë shqiptare, rumune dhe spanjolle. Mosha e tyre ishte nga 35 deri 55 vjec. Në operacionin, të quajtur ILIRICO / VILLAJUANA, janë sekuestruar 2600 bimë narkotike. Të llojit marijuanë, u zbuluan 6 plantacione të mbjella me drogë. 150 mijë euro të gatshme dhe bizhuteri me një vlerë 30 mijë euro.

Policia e Spanjës bën me dije se këta persona kishin lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Dhe se mund të kemi të bëjmë me një organizatë të mirfilltë kriminale. E drejtuar prej shqiptarëve, e që trafikonin lëndën narkotike jashtë Spanjës.

Agjentët shkëmbyen informacione . Me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë të Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Antidrogë të Italisë dhe me DEA. Këta institucione kanë dërguar proces-verbale. Anëtarët e klanit mafioz edhe më herët ishin arrestuar për vepra të ngjashme kriminale. Sipas hetuesve, grupi kishte një hierarki të përcaktuar dhe gjithcka ishte e strukturuar.

Policia zhvilloi njëkohësisht kontrolle në 17 shtëpi . Në pjesë të ndryshme të krahinës së Valencisë. (València, Torrent, Ontinyent, Ribarroja dhe Xàtiva, ndër të tjera) dhe rajonit të Murcias.

You must be logged in to post a comment Login