Gjiknuri: Nuk kemi 84 vota, do kërkojmë kompromis mbase edhe hapje listash

Përfaqësuesi i PS-së për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri është shprehur se mazhoranca nuk i ka 84 vota. Për të kaluar në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor. Ndaj do të marrë parasysh kërkesën e opozitës paralamentare . Për listat e hapura në këmbim të votave të tyre duke kërkuar në këtë mënyrë kompromisin.

“Nuk përjashtoj mundësinë e listave të hapura . Nëse ne nuk gjejmë dot votat për të kaluar Kodin. Natyrshëm që do të mundohemi të bëjmë kompromise me ta. Përfshirë mbase edhe hapjen e listave, por është shumë shpejt për të folur. Por nëse nuk sigurojmë votat, është natyrshëm që duhet një kompromis. Ose nuk do të kemi ligj zgjedhor : U shpreh Gjiknuri gjatë një daljeje për mediat nga qyteti i Vlorës.

“Listat e hapura, nëse hapen me mënyrën që kërkon opozita. Menaxhimi i numërimi i votave do të bëhet i vështirë. Do të kërkojë ndërhyrje të tjera, në thjeshtimin e listave që paraqiten nga koalicionet. Opozita gjithmonë e ka kërkuar hapjen e listave . Ne nuk kemi thënë se jemi kundër, por do konsensus më të gjerë.

Kodi Zgjedhor

Por me qëllim që Shqipëria të bëjë zgjedhje duhet të kalojë kodi. Se sot nuk kemi kod. Mos më kërkoni të them se kush është përfundimi. Pasi është një rrugë që sapo ka filluar . dhe një betejë që nuk dihet si do të përfundojë” u shpreh ai. Në vijim, Gjiknuri përjashtoi çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme . Ndërsa tha se PS do të luftojë në çdo mënyrë për të bërë votat për Kodin Zgjedhor.

“Për ne më e rëndësishme ishte të kishim një marrëveshje me opozitën. Për të hequr cdo alibi të tyre për zgjedhjet që do të vijnë. Beteja tjetër është në Kuvend, pasi politika është tre polare. Nga njëra anë është një opozitë jo parlamentare . Dhe një në parlament që ka votat, ne nuk i kemi 84 votat. Dhe jemi të detyruar të negociojmë, të ushtrojmë trysninë e duhur .

Të akomodojmë ndonjë interes të tyre pa cenuar thelbin e marrëveshjes me PD-në. Pasi PS-ja është parti serioze nuk mund t’u shmanget detyrimeve. Pasi janë bërë publike, karshi ndërkombëtarëve. Por është një proces i vështirë që nuk mund ta parashikoj. Nuk mund ta paragjykoj, ne do të luftojmë deri në fund .

Për të bërë votat për këtë kod, në të kundërt natyrshëm do kompromis politik. Të një natyre që nuk mund ta them dot tani. Vetë PD-ja ka hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme. Kërkoi kohë për implementimin e teknologjisë së identifikimit biometrik. Dhe nëse kërkon zgjedhje të parakohshme ajo teknologji nuk do të bëhet fare. Besoj se zgjedhjet e parakohshme kanë qenë alibi politike. Ata kanë ardhur me këmbë në tokë . Dhe po presin ditën e zgjedhjeve, tani e afruam se e sollëm në maj” tha ai.

You must be logged in to post a comment Login