Robert Wilton vjen me “Merimanga e Sarajevës”

Një libër dedikuar shqiptarëve dhe mikpritjes nga zëvendës kryetari i prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Është “Merimanga e Sarajevës” një vepër që rrëfen për rrjetat e spiunazhit në rajon në prag të luftës së parë Botërore. Merimanga është një personazh, një metaforë, mes qindra fakteve që zbulon Robert Wilton në librin e tij të ri.“Merimanga e Sarajevës” është botuar më herët në anglisht, por, lidhja me Shqipërinë e ka shtyrë autorin ta sjellë përmes përkthimit të Diana Çulit edhe në shqip. Edhe faktet historike që Wilton përcjell përmes këtij botimi lidhen shumë me Shqipërinë.Por, përtej dokumenteve historike, Robert Wilton thekson se “Merimanga e Sarajevës” nuk është një vepër historike, por ka mes saj edhe doza të trillit artistik. Vepra nis me një pjesë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, një paralelizëm mes shtetit ligjor që Wilton dëshiron ta zbulojnë vetë lexuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.