Thaçi uron Metën për marrjen e detyrës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Ilir Metën për marrjen e detyrës si president i Republikës së Shqipërisë.

“Në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh urimet më të sinqerta Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me rastin e dhënies së betimit dhe marrjes së detyrës së re”, thotë Thaçi në mesazhin e tij.

Thaçi shprehet i bindur se në përputhje me detyrimet e tij kushtetuese, si faktor uniteti i shoqërisë shqiptare, presidenti Meta do t’i shërbejë frymës së konsensusit, dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe gjithëshqiptar.

“Si President i Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë time të plotë që të bashkëpunojmë në thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore midis vendeve tona”, shton Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.