Një vrimë gjigante tre herë sa Shqipëria është hapur në Antarktidë, shkencëtarët s’e kanë idenë

“Jemi ende duke u përpjekur të kuptojmë se çfarë po ndodh”.

Një vrimë gjigante 3 herë sa sipërfaqja e Shqipërisë, rreth 90 mijë kilometra katror, është hapur në Antarktidë dhe shkencëtarët nuk e kanë idenë se çfarë është.

Vrima gjigante misterioze është tepër e unike tha fizicisti i atmosferës Kent Moore profesor në kampusin e Mississauga të Universitetit të Torontos. “Duket sikur dikush ka shpëtrhyer aty një vrimë”.

E gjithë sipërfaqja e hapur është me ujë në mes dhe e rrethuar nga akulli. Këto formacione quhet polina tha Moore për Motherboard, por kjo është shumë e madhe dhe shumë e thellë në akull sa që duhet të jetë formuar përmes proceseve të panjohura për ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published.