Sarandë, sekuestrohet llogaria bankare me vlerë 187 mijë euro

Policia e Sarandës ka sekuestruar llogarinë bankare me vlerë 187 mijë euro, në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”. Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme, është kryer më datë 11.10.2017 , në bazë edhe të procedimit penal nr. 708 datë 10.10.2017 për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Sipas uniformave blu, llogaria bankare i përket shtetasit J. G., 46 vjeç, banues në Finiq,Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë, policia vijon prej muajsh Planin-Operacional ”Vjeshtë 2017”, me qëllim sekuestrimin e aseteve të ndryshme të përfituara në mënyrë të paligjshme. Ky aksion policor është shtrirë në disa qytete të vendit, si në Elbasan, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published.