Sa të vëmendshëm janë meshkujt për veshjen e femrave ?

Femrat harxhojnë shumë kohë para pasqyrës që të zgjedhin veshjen e duhur para se të takojnë partnerin e tyre, por shpesh u ndodh që të ndërrojnë diçka në veshje e kjo të kalojë pa u vënë re nga meshkujt, e i bën ato që të ndihen jo pak të zhgënjyera.

Një këshillë për femrat: Qetësohuni, ky nuk është faji juaj. Pasi sipas një teorie një femër mund të ndryshojë komplet veshjen, e kjo mund të kalojë pa u vënë re nga mashkulli.

E për të provuar nëse kjo teori qëndron apo jo, “River Island” organizoi takime me 5 aktore të cilat u ndërruan plot 5 herë gjatë takimit dhe nga 5 meshkuj në takim, vetëm njëri bëri diferencën duke vënë re ndryshimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.