Hugh Hefner bleu varr pranë Marilyn Monroe

Ditën e djeshme themeluesi i “Playboy”-t, Hugh Hefner ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Gjatë jetës së tij ai pati raporte dhe afera me shumë femra të njohur dhe modele. Duket se këtë gjë ka kërkuar edhe pas vdekjes, që të jetë pranë një femre të bukur.

Ai ka kërkuar që të jetë pranë një femre të vetme: ikonës së Hollivudit, Marilyn Monroe. Hefner e bleu në vitin 1992 vendin e varrit pranë Marylinit për 75 000 dollarë. Kjo gjë ka bërë që atë kohë por edhe tani opinioni publik të ketë reagime të shumta: disa e konsiderojnë një gjest prekës, të tjerë një imponim të shëmtuar; adhuruesit e Hefnerit.

Ishte pikërisht Marlyn Monroe modelja e parë e cila pozoi për këtë revistë e në kulmin e saj, ajo është shitur në shtatë milionë kopje në muaj kjo ndodhi në vitin 1953. Katër vjet më vonë, Hefner i pagoi një kompanie kalendarësh 500 dollarë që ta shfaqnin Marilynin pa asnjë rrobë në trup dhe shiti 50 000 revista pothuajse brenda natës.

Duket se Hefner ka patur një lloj adhurimi për bukurinë e Monro, ata do të prehen pranë njëri tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.