Role mishi, më e mira që keni ngrënë ndonjëherë

Provoni ta gatuani mishin e grirë sipas kësaj recete të thjeshtë dhe plot shije. Ju duhen vetëm pak minuta për përgatitjen e saj. Shijojeni!

Përbërësit:
1 vezë
450 gram mish i grirë
400 gram domate të grira
1 pako biskota të kripura (Crakers)
1 lugë çaji qepë të thara
½ lugë çaji piper i zi
½ lugë çaji hudhër pluhur
½ lugë çaji kripë

Përgatitja:
Ngrohni furrën në temperaturën 190 gradë Celcius.
Rrihni vezën në një tas të madh. Hidhni më pas mishin e grirë, biskotat e kripura të copëtuara dhe domatet e grira.
Shtoni më pas qepën, hudhrën pluhur, piperin e zi dhe kripën. Përziejini mirë derisa përbërësit të kombinohen plotësisht.
Hidheni përzirjen në një enë të posaçme në formë roleje. Piqeni në furrë për rreth 1 orë në temperaturën 160 gradë Celcius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.