Anthony Joshua-Kubrat Pulev, 28 tetor 2017

Kampioni i botës Anthony Joshua do të mbrojë titullin IBF dhe WBA në peshat e rënda, ndaj boksierit bullgar Kubrat Pulev më datë 28 tetor, duel që do të zhvillohet në Cardiff, në “Principality Stadium”. Ndeshja do të luhet vetëm gjashtë muaj pas triumfit të boksierit britanik në “Wembley” ndaj Wladimir Klitschko-s, që i shtoi 27-vjecarit nga Hertfordshire përvec titullit në versionin IBF edhe atë në Federatën WBA. 36-vjecari nga Sofia ishte sfidanti i detyrueshëm për Joshua-n, përsa i përket brezit në IBF, e kështu boksieri britanik do të ketë tetë javë kohë për t’u përgatitur, për ndeshjen e 20 në karrierë, në boksin profesionist. Pulev është një boksier tepër i respektuar, me një bilanc 25 fitore dhe vetëm 1 humbje. 13 prej këtyre fitoreve janë siguruar me “knockout”, ndërkaq të vetmen disfatë “cobra” e ka pësuar nga Wladimir Klitschko, ndeshje e zhvilluar më datë 15 nëntor të vitit 2014 në Hamburg, megjithatë që pas atij takimi Pulev i ka fituar që të pesta ndeshjet në vazhdim, ku spikasin fitoret ndaj kundërshtarëve të tillë si Dereck Chisora dhe Samuel Peter.

Përvec Chisora-s boksieri i famshëm bullgar ka mposhtur gjithashtu edhe boksierët e tjerë britanikë Matt Skelton dhe Michael Sprott, gjithsesi për Pulev kjo është ndeshja e parë në karrierë në Mbretërinë e Bashkuar. Në krahun tjetër qëllimi i boksierit me origjinë nigeriane është për t’u ndeshur me kubanezin Luiz Ortiz, me nofkën “King Kongu i vërtetë”, që nuk njeh ende humbje dhe ka fituar me knock out 23 nga 29 ndeshjet e deritanishme dhe që konsiderohet edhe si sfidanti i detyrueshëm për titullin në versionin WBA. Boksieri britanik ka fituar 19 nga 19 takimet e boksit profesionist, në peshat e rënda dhe dueli Joshua – Pulev do të jetë i katërti i mbrëmjes, më datë 28 tetor në Stadiumin Kombëtar të Uellsit, Pricipality Stadium, që njihet ndryshe edhe si Millennium Stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published.