Bebe Rexha, një shqiptare e vërtetë: Ja cili është ushqimi i saj i preferuar!

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka vizituar këto ditë vendlindjen e saj. Megjithëse ajo është treguar e rezervuar në dhënien e detajeve, në instastory-n e saj ka postuar ditën e djeshme një foto, të cilën e ka shoqëruar me diçiturën “Mëngjes në Shqipërinë time të bukur”. Në tavolinë bashkë me të shihet edhe Monika Kryemadhi, e cila ka lidhje familjare me artisten.
Në një tjetër video të postuar nga këngëtarja, shihet mamaja e Monika Kryemadhit, e cila i uron mirëseardhjes së afërmes së saj me byrek. Bebe e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj dhe detaji i byrekut e vërteton më së miri. Epo të jesh shqiptare dhe të mos pëlqesh byrekun sikur nuk shkon! Ne shpresojmë të jesh kënaqur Bebe dhe të të ketë shijuar byreku.

You must be logged in to post a comment Login