BE në krahë të Rusisë, premton të hakmerret ndaj SHBA-së

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me planet e SHBA-së për të imponuar sanksione të reja ndaj Rusisë, të cilat mund të dëmtojnë kompanitë e energjisë.

Komisioni i BE është alarmuar, pasi Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së votoi në favor të masave, pavarësisht kundërshtimit nga Donald Trump. Ata janë të shqetësuar se Trump nuk është mjaftueshëm i pushtetshëm dhe se me projektligjin e ri nuk do të shkatërrohej vetëm marrëdhënia e Presidentit amerikan me Rusinë, po do të dëmtoheshin qindra biznese dhe punonjës evropian në Rusi. Ky ndryshim synon të dënojë Rusinë për ndërhyrje të dyshuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 në SHBA.

Në një deklaratë, Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker tha: “BE është plotësisht e angazhuar ndaj regjimit të sanksioneve të Rusisë. Përmendim këtu sigurimin e energjisë.” Disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, janë të zemëruar, sepse ligji i ri mund të penalizojë kompanitë në Rusi, për shembull duke kufizuar qasjen e tyre në bankat e SHBA-së.

Legjislacioni, i cili gjithashtu përfshin sanksione kundër Iranit dhe Koresë së Veriut mbi testet e raketave balistike, ende duhet të kalojë përmes senatit të SHBA-së përpara se të mund t’i dërgohet presidentit. Ende nuk është e qartë së çfarë do të bëjë Presidenti./opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.