Boksi i Kosovës mirëpret Shpëtim Shala dhe Faton Vukshinaj

Peja mirëpret boksierët, Shpëtim Shala dhe Faton Vukshinaj. Boksieri profesionist do të zhvillojë duelin numër 25 në karrierën e tij si profesionist. 31-vjecari i cili jeton në Vjenë të Austrisë ka shpjeguar se përsë është përzgjedhur data 28 Korrik për të zhvilluar këtë duel. 12 ditë përpara sfidës, Shala deklaroi se në këtë periudhe të vitit në Kosove kthehen shumë persona që jetojnë në emigrim dhe shpreson që arena ku do të boksojë ai të jetë e mbushur. Pejani Shala, garon në kategorinë e peshës super të mesme dhe përballë do të ketë Chitocha, nga Malaëi i Afrikës.

33-vjecari në kategorinë super të mesme mban vendin e parë në vendlindjen e tij dhe mbart mbi supe 21 duele si boksierë profesionist. Krahas Shpetim Shalës, do të ketë dhe një përballje tjetër. Faton Vukshimaj, boksieri nga Prizreni, i cili është lindur dhe jeton në Basel të Zvicrës. 26-vjecari pas 70 dueleve të zhvilluara si amator dhe në kikboks, ku arriti të shpallej dhe kampion bote, tashmë ai ka mundur të bëhet pjesë e sportit të boksit. Tre duele të zhvilluara, tre suksese të arritura të gjitha nockout. Një bilanc që tregon mirë se Vukshimaj në të ardhmen do të jetë një emër i rëndësishëm në botën e këtij sporti.

Pejanët do të kenë mundësi të jenë spektorë të duelit me Fation Vukshimaj dhe Limbani Masamba, i cili ka një eksperiencë më të madhe se Vukshimaj në boksin profesionist me 19 duele të zhvilluara, 11 fitore dhe 8 humbje. Përpos këtyre takimeve po në të njëjtën ditë do të ndeshen dhe Bernandin Jakaj, Edionis Beqiri dhe të tjerë. Të gjitha këto përballje boksdashësit e Kosovës mund ti ndjekin në palestrën Karraqi në Pejë, prej orës 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.