Novak Djokovic rrezikon sezonin

Novak Djokovic po kalon një moment të errët në karrierën e tij.

Pas dështimit në tre turnetë e mëdhenj grand slam, ish numri 1 i botës rrezikon të mos marrë pjesë në US Open. Përgjegjësi i sektorit mjekësor të Kombëtares Serbe, bën me dije se sezoni i tenistit mund të jetë mbyllur që në Wimbledon për shkak të një dëmtimi në bërryl nga i cili vuan prej kohësh. “Duhet të pushojë deri në 12 javë”, theksoi për shtypin lokal Zdenko Milinkovic, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe, Nole nuk duhet të prekë raketë me dorë por të punojë me pjesët e tjera të trupit për të qëndruar në formë.

Në këtë mënyrë, mungesa e Djokovic në US Open që starton gjatë fundit të muajit Gusht, është pothuajse e sigurt. Ai rrezikon të humbasë gjithashtu edhe gjysmëfinalen e Kupës Davis kundër Francës në mesin e muajit Shtator. Duke analizuar situatën, ish numri 1 i botës mund të vendosë të tërhiqet përfundimisht deri në fund të vitit për t’u rikthyer i gatshëm në 2018-ën. Në rast se ky skenar bëhet realitet, atëherë Djokovic do të zbriste nga dhjetëshja e parë e klasifikimit të përgjithshëm ATP.

Leave a Reply

Your email address will not be published.