Për Mëmëdhenë , Çerçiz Topulli

15 korriku i këtij viti shënon 105 vjetorin e vrasjes së patriotit. Luftëtari i paepur çlirimtar shqiptar Çerçiz Topulli. Çerçiz Topulli u shqua si veprimtar i Rilindjes kombëtare shqiptare. Dhe e vuri gjithë jetën e tij në shërbim të lëvizjes për çlirimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë. Është tejet frymëzuese të mendohet . Në një periudhë të errët e të paqartë, ai kishte një vetëdije të ndriçuar .

Nje vizion krejtësisht të kthjellët mbi vendin e shqiptarëve. Në histori dhe interesin e tyre kombëtar. Së bashku me aktivistë të tjerë të shquar të lëvizjes kombëtare. Çerçiz Topulli organizoi çeta luftëtarësh . Që e kundërshtuan në mënyrë aktive pushtuesin osman . E që iu kundërvunë njëherazi edhe planeve ekspansioniste e revanshiste të fqinjëve grekë.

Ata synonin të përfitonin në kurriz të shqiptarëve . Nga dobësimi i pandalshëm i Perandorisë Osmane. Ai gjithashtu u shndërrua në një simbol. Të solidaritetit dhe bashkimit të popujve liridashës në Ballkan. Teksa bashkëpunoi edhe me komitë bullgarë . Në luftë kundër armiqve të përbashkët. ShteteT ekspansioniste ballkanike, që plaçkisnin e pushtonin territore.

Çerçiz Topulli me bashkëluftëtarët e tij ruajtën rendin në Manastir. Gjatë kongresit të Alfabetit më 1908. E më pas e mbështeti me armë në dorë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë . Dhe u caktua nga Ismail Qemali si komandant i forcave vullnetare në jug të Shqipërisë. Gjithashtu ai nuk ngurroi t’i përgjigjej thirrjes së atdheut. Për të ndihmuar në çlirimin e Shkodrës së pushtuar nga forcat malazeze, ku edhe do të martirizohej.

Familja e Gurakuqeve

I strehuar në familjen patriote të Gurakuqëve në lagjen Parrucë. Çerçiz Topulli u kap rob nga forcat malazeze e së bashku me veprimtarin e gazetarin Mustafa Qulli. E pasi u torturuan barbarisht, më 15 korrik 1915, u ekzekutuan me bajoneta në fushën e Shtoit. Vrasja e dy heronjve ngjalli indinjatë të madhe në opinionin publik.

Të gjitha qeveritë shqiptare deri më sot, pa dallim partie e sistemi, e kanë nderuar dhe vlerësuar lart figurën patriotike të Çerçiz Topullit. Si një dëshmi e qartë se Çerçiz Topulli . Me veprën dhe mesazhin e tij e tejkalon dhe eklipson çdo nëndarje politike. Heroizmi i tij ka vazhduar të frymëzojë edhe pas vdekjes . Duke gjetur dishepuj e idealistë në përpjekjet e mëpasshme të shqiptarëve për liri e qëndresë.

Deri tek dëshmorët e parë të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.Sot. Edhe pse nën kërcënime të reja. Shqiptarët mund të gjejnë shpresë e përvojë në veprën dhe idealet e pavjetërueshme të Çerçiz Topullit. Rezistenca ndaj së keqes dhe refuzimi i nënshtrimit . Janë porositë që sintetizon ajo çfarë ai la pas. E që tingëllojnë edhe sot po aq aktuale sa edhe 105 vjet më parë.

You must be logged in to post a comment Login