1990/Çarja e murit të ambasadës gjermane

Nga Kastriot Dervishi

Pas incidentit të datës 1.7.1990, ku një polic qëlloi dy herë në drejtim të makinës që kaloi ngjitas me murin e ambasadës gjermane. Ngjarja që zyrtarizoi hyrjen masive aty ishte çarja e murit në orën 19.00. Nga automjeti tip “Skoda” që drejtohej nga Ylli Bodinaku. Fillimisht 34 persona hynë në ambasadë.

Ngjarja u vijua në orën 21.00 ku një tjetër makinë “Skoda”. E mbushur me njerëz ka hyrë në ambasadën greke duke shpërthyer murin anësor. Pas këtij veprimi kanë hyrë edhe persona të tjerë në ambasadën greke, polake, çeke, gjermane, etj. Në foto është makina e Ylli Bodinakut në çastin e shembjes së murit.

You must be logged in to post a comment Login