Kush është Eduart Lamaj, atentatori i dyshuar i dy biznesmenëve në Laç, si u ‘tradhtua’ nga ADN-ja

Eduart Lamaj, alias Andri eshte nga fshati Sanxhak Kurbinit. Ai akuzohet si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Grupi kanë marrë para për ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shënjestra e atentatit ka qenë e dyfishtë. Nuk ishte as vetëm Bujar Lika, as vetëm Paulin Gjergji, por të dy. Eduart Lamaj, emër ky i ndryshuar disa vite më parë. Ky pretendoi se kishte një pazar të prishur me familjarët e Bujar Likës.

Në fakt zyrtarisht në qendrën Kombëtare të Biznesit në emrin “Eduart Lamaj”, rezulton vetëm një bar kafe. Kjo në zonën e Yzberishtit dhe asnjë biznes i ngjashëm, pranë hoteli A&A në Laç-Mamurras.

Për hetuesit, kjo është vetëm një dëshmi që kërkon të heqë vëmendjen dhe pyetjet lidhur me porositësit. Ende grupi hetimor nuk ka shkuar tek porositësit. Nderkohe është zbuluar tashmë mbrojtja e atentatorit. Ata kanë qenë dy mjekët që “respektuan” fije e për pe, betimin e Hipokratit.

Për t’i dhënë ndihmë mjekësore kujtdo që ka nevojë. E në Shqipëri, ky betim u përkthye në një pagesë të majme prej 10 mijë eurosh. Operacioni do të zhvillohej në klinikën A… me vendndodhje në “Qytet Studenti”. I riu kishte disa ditë që mjekohej në spital. Ndërsa që prej 30 majit, ai fshihej në banesën e motrës së tij në Tiranë.

Adn zbulon vrasesin

Lamaj u konfirmua se ishte atentatori nga ADN-ja. Njollat e gjakut që u gjetën u përputhën me analizat e Lamajt duke zbardhur kështu skemën. Dy të besuarit e Eduart Andri Lamajt, ishin ortopedi i Lezhës Viktor Marku dhe kirurgu i Ushtarakut, Besnik Lame.

Ata i dhanë garanci se gjithçka do të shkonte siç duhet në këmbim të pagesës 10 mijë euro. Kjo do të sillte edhe kyçjen e gojës së tyre para policisë. Të tri janë të arrestuar, ndërsa vijon kërkimi për tri bashkëpunëtorët e Lamajt, dhe zbardhjen e porositësve të atentatit.

You must be logged in to post a comment Login