E mbani mend Ardian Përrenjasin ? Berisha beri ndryshime ne ligj por jo mjaftueshem.

Nga: Melisa Braci

E mbani mend rastin e Ardian Përrenjasit në 2012-2013-ën ?

Sali Berisha e pati thënë qartë se dënimi me vdekje nuk mund të rikthehet. Kjo për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë (Evropa). Por, garantoi se dënimi penal do rritej dhe u bë.

Me ligjin nr.144/ 2013 ‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995. “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR’ (neni 20), u vendos të bëheshin këto ndryshime:

a) Në paragrafin e dytë fjalët “dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet”. Zëvendësohen me fjalët “dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet”.
b) Në paragrafin e tretë fjalët “dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet”. Zëvendësohen me fjalët “dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.

Rasti në fjalë kishte viktimë një të mitur 11- vjeçar. Nisur nga kjo do ndryshohej neni 100 . Ky nen parashikonte pikërisht këtë grupmoshë subjektesh pasive. Por me e sakte do të ishte që dhe neni 101 të ndryshonte. Dhe sot të mos kishim nevojë të kërkonim rritje dënimi. Kjo nuk ndodhi por as faji i Saliut nuk është.

Sot, “qeveritarët” e Ramës e kanë detyrë morale, të diktuar nga kërkesa masive e shoqërisë. Duhet sjelle një draft i tillë serisht në Parlament. Minimalisht si ai qe “shpellarët” e 2013-ës bene . Kjo qeveri e ka për detyrë ligjore të shkarkojnë çdo njeri të implikuar në këtë ngjarje brutale, me veprime e mosveprime. Nuk mjafton vetëm protagonisti. Në rast mos-vetëdorëheqjeje, SHKARKIM ! Nga mësuesit tek Besa Shahini.

You must be logged in to post a comment Login