1990/Përpjekja për arratisje e 7 personave, vrasja e njërit prej tyre

Nga Kastriot Dervishi

Më datën 28.5.1990 në sektorin e pikës kufitare Rrajcë u vra Kujtim Seit Xhaja vjeç 32. Dhe u kapën shtetasit: Ilir Jonuz Serani vjeç 25, Agim Shaban Sula vjeç 33, Haxhi Shaban Sula vjeç 40, Alban Muhamet Sula vjeç 19, Hamit Fejzulla Çullhaj vjeç 32 dhe Petro Jani Mishtari vjeç 27.

Të shtatë nga qyteti i Tiranës. Pasi kanë përpunuar idenë e kalimit të kufirit shtetëror janë drejtuar në sektorin e Përrenjasit. Më 27.5.1990 kanë udhëtuar me trenin e orës 16.20 nga Tirana deri në Përrenjas. Aty kanë zbritur nën qytet rreth orës 22.00 . Me pas dhe janë nisur rrugës automobilistike Përrenjas- Qafë Thanë.

Duke ecur rreth 2 km i janë shmangur rrugës duke ju ngjitur kodrave në pjesën verilindore të qytetit të Përrenjasit. Kanë vazhduar rrugën në këmbë kanë kaluar postës fshatit Rrajcë – Sutaj . Rreth orës 03.00 janë afruar tek pengesa elektrosinjalizuese . Ne sektorin 400 djathtas kanë bërë izolimin e saj me kabull elektrik ata kanë prerë fillin 8, 19, 20.

Duke qenë të bindur per izolimin e pengesës se e njihnin mirë funksionimin e saj . Aty kanë lëvizur me shpejtësi në drejtim të kufirit për të realizuar kalimin e paligjshëm të kufirit. Por janë diktuar. Të rrethuar nga disa anë, përfshi dhe njësite civile vendase, e kanë pasur të pamundur për t’u larguar.

You must be logged in to post a comment Login