Supë me Gështenja

Përgatitja
Hiquni lëkurën gështenjave, ndajini ne mes . Pastroni ndonjë vijëz të errët që gjendet brenda tyre . Lërini të ziejnë në një tenxhere me ujë dhe kripë për rreth tri orë. Pas kësaj shtoni orizin, kripën sipas dëshirës dhe pak majdanoz. Supa është gati dhe tepër e shijshme…

Për një shije ndryshe: Provoni të ndryshoni pak shijen mes vakteve tuaja duke pjekur në furrë, me lëkurën e qëruar, disa kokrra gështenja. Më pas ashtu të ngrohta sic janë, shpojini me një pirun. Spërkatini me kanellë pluhur. Shija është e garantuar e bashkë me të edhe ngrënia e shëndetshme dhe me vlera të shumta.

Përbërësit
200 gr gështenja
150 gr oriz
30 ml vaj ulliri
5 gr kripë

You must be logged in to post a comment Login