Si të përgatisim reçel Qershie

Zgjedhim qershi të pjekura por të forta që nuk janë të vrara. I peshojmë dhe pastrojmë. I lajme mirë. Heqim bishtat dhe berthamat (mundësisht me dorashka që të mos bëhemi pis) . Mbi tenxhere që të marrim lëngjet që do rrjedhin. I shtypim pak me duar ose, mund ti vëmë ashtu siç janë (nëse i preferoni kokra të plota).

Bëjme shtresa prej qershie dhe sheqeri në tenxhere. E lëmë pak orë ose tër naten në frigorifer . Ato do rrjedhin lëngjet dhe të shkrij sheqeri ose mund t’i ziejme direkt. I ziejme dhe kur marrin një valë ulim zjarrin. Heqim shkumen që mblidhet në siperfaqen e tënxheres. Me pass trazojmë reçelin me një lugë druri.

Nga fundi i zierjes hedhim lëngun e limonit. Kur luga e drurit fillon e mbledh shtres reçeli, fikim zjarrin (i kemi zierre afersisht per 30′-40′).
Ndajmë reçelin e nxehtë nëpër vazo qelqi dhe i mbushim plotë. Mbyllim vazot fort dhe i përmbysim në bangon e kuzhines.
Kur ftohet reçeli i vëmë në dollap e kur i hapim vazot i vëmë në frigorifer.

Përbërsit:
-1 kg qershi. -700 g sheqer -l luge caj lëng limoni

You must be logged in to post a comment Login