Gati filmi Avatar 2

I inkurajuar nga fundi i izolimit në Zelandën e Re, regjisori I famshëm James Cameron kërkon të rifillojë sa më parë punën. Ai do sjellë në ekran vazhdimin e një filmi mjaft të dashur për publikun.

Megjithë pandeminë, “Avatar 2” duket se do ta respektojë afatin . Për të mbërritur në kinema në fund të dhjetorit 2021. Buxheti I përgjithshëm llogaritet në 1 miliardë dollarë.

“Jemi ende në kohë, mund t`ia dalim”, thotë optimist Cameron. Lajmi i mirë, siç e quan ai, mbërrin në vazhdën e deklaratës së kryeministres neozelandeze. Vendi tashmë konsiderohet i sigurtë. Xhirimet për pjesën e dytë të filmit kishin filluar . Por shpërtheu pandemia që i detyroi të ndërpriten për dy muaj.

Por Cameron duket I bindur se nuk do të ketë vonesa të mëtejshme. Ditët e fundit, produksionii filmit postoi në rrjetet sociale . Foto nga sheshxhirimi ku rishfaqet Sigourney Weaver. E cila interpreton doktoreshën Grace Augustine. Grace vdes në filmin e parë, por duket se Cameron ka në plan ta rikthejë në jetë.

Instagram follow us @vizionews

You must be logged in to post a comment Login