“Rritja e çmimit të ujit, domosdoshmëri”

220 milion euro është fatura financiare e Bashkisë për t’i siguruar Tiranës ujë pa ndërprerje. Me rritjen e tarifës 20 leke te rinj, synohet qe brenda pese vjetësh, te hiqen te gjithë bolieret nga pallatet dhe uji i çezmës te jete vërtet i pijshëm. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku, ne nje interviste per Vizion Plus, sqaron edhe skeptiket per investimet qe duhet te kryhen ne ujësjellës, për te arritur furnizim pa ndërprerje.

Me rritjen e çmimit te ujit, Bashkia e Tiranës do te shkoje ne nivelin e tarifës qe paguajnë prej vitesh banoret e Korçës dhe Kamzës, 65 leke për metër kub. Numri dy i Bashkisë, Arbjan Mazniku, ka shuar zërat per nje privatizim te mundshëm te Ujësjellësit te Tiranës.

Ujësjellësi për vitin 2016, raportoi nje fitim prej 5 milion eurosh ne vit. Por sipas drejtuesve te bashkisë, me këto ritme dhe pa ndryshuar çmimin, Tiranës do t’i duhen te paktën 40 vjet, per te ndryshuar situatën e furnizimit me uje. Te mërkurën e 26 korrikut, ne mbledhjen e këshillit bashkiak, do te shqyrtohet kërkesa e Ujësjellësit për rritjen e tarifës te ujit. Vetëm pas miratimit nga këshilli, kërkesa i dërgohet Entit Rregullator te Ujit, i cili do te vendose për rritjen ose jo te tarifës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.