21 Maj 1973: Revolta anti-komuniste e Spaçit


Me 21 Maj 1973, të burgosurit e Spaçit, të lodhur nga puna e rëndë, ushqimi i pakët, dhuna fizike dhe nëpërkëmbja e dinjitetit, shpërthyen në një revoltë masive e cila zgjati tre ditë.
Të burgosurit, në kampin e braktisur nga policët dhe rojet, brohorisnin kundër diktaturës komuniste, kundër ideologjisë marksiste dhe pro demokracisë.Sipas dëshmitarëve, në atë revoltë, për herë të parë u artikulua shprehja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”Një prej gjesteve simbolike dhe domethënës që shënoi kulmin e revoltës ishte ngritja e flamurit kombëtar pa yllin komunist, mbi tarracën e njërës prej fjetoreve. Flamuri u improvizua me mjete rrethanore nga të burgosurit.Revolta e 21 Majit 1973 u shtyp me egërsi nga autoritetet, duke përdorur trupa dhe mjete ushtarake. Nxitësit, organizatorët dhe pjesëmarrësit më aktivë u ndëshkuan me rritje të dënimit, ndërsa katër prej tyre u dënuan me pushkatim.
Katër martirët e revoltës së Spaçit ishin: Hajro Pashaj, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja.

You must be logged in to post a comment Login