Teatri Kombëtar dhe historia e tij 75 vjecare (dokumenta)


Teatri Kombëtar është i pari teatër profesionist shqiptar,I hapur për publikun më 17 Maj 1945.Godina ndodhej edhe sot e kësaj dite,në zemër të qytetit si 69 vite më parë.Ky teatër ka një repertor prej 500 premierash nga dramaturgjia kombëtare dhe ndërkombëtare, duke nisur që nga korifejtë e antikitetit dhe për të vijuar me autorë si Shekspir, Molier, Çehov, Breht, Ibsen, e deri te më bashkëkohorët si A. Miller, E. De Filippo, T. Dorts, E. Albee e shumë e shumë të tjerë.Teatri Kombëtar ka në funksion dy salla shfaqjesh me kapacitet përkatësisht 220 vende dhe 550 vende. Në një vit kalendarik institucioni vë në skenë 6-7 premiera dhe 5 bashkëpunime me rreth 6 shfaqje në jave në të dy sallat. Në një sezon artistik në të dy sallat vihen në skenë rreth 250 shfaqje.
Prej vitit 2008 TK është anetar me të drejta të plota në ETC (Konventa Europiane e Teatrit ).
Për herë të parë, në Shqipëri është folur për teatër në periudhën e Rilindjes Kombëtare, në fund të shekullit të XIX-të. Shfaqja e parë e vënë në këtë skenë është komedia “Topazi” nga Marcel Pagnol, me regjinë e Sokrat Mios. Në vitet 45-56 shteti shqipëtar u përpoq ta orientonte TK.U mundua të sigurohej repertori me drama të “realizmit socialist”,në bashkëpunim me autorë të vendeve të Lindjes. Përpos repertorit me ndikim politik, spikasin premierat nga dramaturgjia botërore të tilla si: Revizori – Gogol, Othello – Shekspir, Shërbëtori i dy zotërinjve – K. Goldon. Në vitet 1956-1965 flitet për një teatër profesionist. U shtuan skenografët, regjisorët dhe aktorët e kualifikuar.Në repertorin e kësaj periudhe spikasin vepra madhore nga dramaturgjia botërore si: Intrigë dhe Dashuri – Shiller, Hamleti – Shekspir, Borgjezi Fisnik – Molier, Xhaxha Vanja – A. Çehov, Mbreti Lir – Shekspir. Vitet 65-72 dallohen nga trajtimi i dramaturgjisë kombëtare dhe kufizimi gradual i veprave të shquara nga dramaturgjia botërore. Vitet 1972-1985 dallohen për nga politizimi i tejskajshëm i repertorit të Teatrit Kombëtar, ndëshkimin dhe largimin nga skena të disa prej regjisorëve, dramaturgëve dhe aktorëve të cilësuar modernist, si dhe paksimin e repertorit dhe të premierave. Vitet 1985-1992 janë vitet e fund-diktaturës.Në këto vite vihet re:një prani më e gjerë e repertorit të huaj, guximi për të prekur tema tabu, eksperimentet e para dhe shija e paprovuar e autorëve të ndaluar. Mund të veçojmë disa premiera të asaj periudhe: Vdekja e një komisioneri – A.Miler, Romeo dhe Zhulieta – Shekspir, Zbutja e kryeneçes-Shekspir, Frikë dhe mjerim në rajhun e tretë –B.Breht, Dhelpra dhe rrushtë – G.Figueredo, Rikardi i tretë – Shekspir. Vitet 1992 – 2010 shënojnë vitet e ndryshimeve strukturore rrënjësore në TK, ku veçohen si dukuri: aplikimi I metodologjive të fundit teatrore, zotërimi thuajse absolut i repertorit nga pjesët e huaja( kryesisht komedi dhe tragjikomedi), pakësimi në mënyrë të ndjeshme i autorëve shqipëtarë, hapja e hapsirës për ngritjen e kompanive private etj. Disa nga premierat që janë vënë në skenë gjatë kësaj periudhe janë – “Dy zotërinjtë nga Verona” – Shekspir, “Fernando Krafti më ka shkruar një letër” T.Dorst, “Don Zhuani” Molier, “Njeriu, virtyti, kafsha” “ Gjashtë personazhe kërkojnë autor” – L. Pirandello, “Armiku I Popullit” – H.Ibsen, “Filumena Marturano” – De Filippo, “Gratë Trojane” nga Euripidi , “Elektra “ nga Sofokliu , “Mbreti po vdes” – E. Yonesco, “Portreti I Dorian Greit” – O. Wailde, “Pamje nga ura”, “Shtrigat e Salemit”- A. Miller, “Kush ka frikë nga Virginia Wolf”- Eduard Albee. Nga dramaturgjia kombëtare vlen të përmenden: “Stinë e mërzitshme në Olimp” I.Kadare, “Gomonet” M.Luarasi, “Babai” R.Pulaha , “Këmbanat e Muzgut” T.Laço, “Korbi i Bardhë” M.Luarasi, “Alegreto Albania” S.Çapaliku (fituese e çmimit të parë të kritikës në Bienalen e Wisbadenit, Gjermani-Qershor 2010), “Darka e Gabuar” I.Kadare, “Një Tabllo Absurde” F.Hysi etj.

Me poshte do te gjeni aktet e formimit të Institucionit të Teatrit Kombetar nxjerrë nga Arkiva e Shtetit.

You must be logged in to post a comment Login