Shembja e Teatrit , Prokuria nis hetimet për ekspertizën inxhinierike

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, po kryen hetime për të arrestuarit në flagrancë nga policia e shtetit, në lidhje me protestën e datës 17.05.2020.Gjithashtu është regjistruar procedim penal duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinieret apo persona të tjerë të përfshirë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, po kryen hetime për të arrestuarit në flagrancë nga policia e shtetit, në lidhje me protestën e datës 17.05.2020. Gjithashtu eshte regjistruar procedim penal duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinierët apo persona të tjerë të përfshirë. Nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe ne lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesit, si të ushtruar nga punonjësit e policisë”, thuhet në njoftim.Nga ana e saj policia e Tiranës njoftoi të hënën se të dielën u shoqëruan gjithsej 64 persona, për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë.

You must be logged in to post a comment Login