Merret vendimi rifillon bundesliga Gjermane …!

Kampionati gjerman i futbollit këtë fundjavë do të rinisë sezonin duke u bërë e para nga 5 Ligat më të rëndësishme të Evropës që ringre siparin e saj, event që do të transmetohet në platformën Digitalb.

Gjithcka do të bëhet në bazë të një protokolli strikt për sigurinë shëndetësore që do të duhet të zbatohet me rigorozitet nga klubet gjermane. Masa kryesore e parashikuar në protokoll është kryerja e testeve dhe ata që do të rezultojnë pozitive do të ndahen nga pjesa tjetër e skuadrës dhe do të hyjnë në karantinë. Ndeshjet e kampionatit gjerman do të zhvillohen me dyer të mbyllura, në stadiume do të lejohet të hyjnë rreth 300 persona që do të jenë të ndarë në 3 zona në mënyrë që të evitohen kontaktet.

Vetëm futbollistët, zyrtarët e ndeshjeve, personeli i ndihmës së parë dhe një grup i vogël fotografësh do të lejohen te jenë në fushë, ndërsa tribunat bosh të stadiumeve do të jenë për gazetarët dhe operatorët televizivë. Skuadrat do të mbërrijnë në stadium me disa automjete në mënyrë që të respektohet distanca prej 1.5 m mes lojtarëve e stafit teknik dhe secili prej tyre duhet të mbajë maskë. Po kështu, distancimi social do të duhet të respetohet edhe në dhomate zhveshjes. Kur lojtarët të hyjnë në fushë, nuk do të ketë shtrëngime duarsh, foto të skuadrës, apo shkëmbime të stemave të ekipeve mes dy kapitenëve. në fushë, lojtarët dhe arbitrat nuk do të mbajnë maskë gjatë ndeshjeve, por personat që janë në stol e në anë të fushës, po.

Topi do të dezinfektohet rregullisht gjatë sfidave. Përsa u përket kontakteve fizike duhet të jenë vetë si rrjedhojë e lojës, ndërkohë që nuk do të ketë festime për golat që do të shënohen.

“Kontaktet me brryl ose me këmbë janë të preferuarat”, theksohet në dokument.

Përsa u përket hoteleve ku do të akomodohen skuadrat udhëtuese, ato do të dezinfektohen përpara mbërritjes së tyre. Lojtarët do të duhet të respektojnë distancimin social edhe në kohën e konsumimit të vakteve ushqimore

You must be logged in to post a comment Login