Rëndesia e psikologut në jetën tonë !


Intervistë me psikologen e njohur Antonela Rama (Psikologe Klinike)

Fusha e karrierës në psikologji është një nga fushat më sfiduese dhe interesante sot . Psikologët janë profesionistë të cilët janë ekspertë në fushën e psikologjisë dhe studiojnë mendjen dhe sjelljen e njerēzve përmes vëzhgimit, metodës shkencore dhe parimeve.
Është kënaqësi të intervistosh gjithmonë psikologen klinike Antonela Rama.

Sa i rendesishem është roli i psikologut në jeten tonë?
Me psikologjinë, ne jemi në gjendje të mësojmë rreth vetes. Për ta kuptuar plotësisht veten ne duhet të dimë për shkaqet e sjelljes sonë dhe perspektivave tona në jetë. Duke e ditur veten dhe duke mësuar personalitetin tonë, ne mund të zhvillojmë qëllime për veten tonë. Gjithashtu, duke mësuar rreth vetes, ne jemi në gjendje të mësojmë për njerëzit e tjerë dhe dallimet e tyre. Fitimi i të kuptuarit të vetes dhe të të tjerëve mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe komunikimit. Këto janë vetëm disa nga përdorimet e zakonshme dhe rëndësia e studimit të psikologjisë.

A paragjykohen njerëzit që kanë nevojë për mbështetjen e psikologut ?
Të gjithë kemi nevojë për dikë që të na mbështesë në momente të caktuara të tē përditshmes tonē .
Nuk ekzistojnë rregulla të cilat tregojnë kur ne duhet të shkojmë tek psikologu , kjo varet nga secili prej nesh.
Dashuria për veten tonë na lejon për t’a pranuar veten si ne jemi dhe jo se si duhet të paraqitemi.
Kushdo që shkatërron një paragjykim ,është bamirës i njerëzimit .
Paragjykimet janë pjesë e kulturës sonë , që prek të gjitha shtresat e shoqërisë.

A ngatërrohet psikologu me psikiatrin ?
Shpesh ngatërrohen sepse janë fusha të ngjashme, ku tematika është e njëjtë .
Mendimi i veçantë klasik , drejtohet për psikologun duke u bazuar në të folurin lirshëm, ndërsa psikiatri nen drejtimin e barnave.

Kur ka nevojë njē individ për ndihmë profesionale ?
Në bazë të dinamikave të jetës, ne jemi të ekspozuar ndaj problemeve të ndryshme si ndryshimet afektive , ndryshim humori , ulje interesi.
Psikologët mund të ndihmojnë me :
-Diagnozën e çrregullimeve të shëndetit mendor .
-Trajtimin e depresionit, ankthit dhe çregullimeve të tjera.
-Duke ndryshuar modelet negative të mendimit.

Sa i rëndësishëm është konfidencialiteti?
Kur ekspozohet vetja , ekziston frika e konfidencialitetit.
Ne kemi disa parime që e fuqizojnë rolin e psikologut.
Gjatë seancës psikoterapeutike gjithë biseda “arkivohet” tek psikologu .
Konfidencialiteti është një pjesë e respektuar e kodit të etikës së psikologjisë. Psikologët e kuptojnë se për njerëzit që të ndihen rehat duke folur për informacionin privat dhe zbulues, ata kanë nevojë për një vend të sigurt për të folur për çdo gjë që dëshirojnë, pa frikë se informacioni mund të largohet nga dhoma. Ata e marrin privatësinë tuaj shumë seriozisht.