BBC: Lufta në Kosovë, konflikti që nuk do të largohet asnjëherë


Më 24 mars të vitit 1999, SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë filluan bombardimet mbi Serbinë duke i dhënë kështu fund luftës në Kosovë.Kështu e nis reportazhin gjiganti britanik, BBC, ku thekson se për shumë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, konflikti nuk është zgjidhur kurrë.Korrespodentët e BBC-së, Albana Kasapi dhe Dejan Anastasijeviç kishin raportuar për luftën dhe pasojat e saj. BBC përmes videos që mund ta shikoni më poshtë risjell rrëfime nga ta për kohën kur kanë raportuar ndërsa po ndodhte lufta në Kosovë.Para se të fillonin bombardimet e NATO-s, bashkësia ndërkombëtare u mundua të bindë ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, ta nënshkruajë një marrëveshje për të arritur paqen.
Por, Millosheviçi refuzoi ta nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë dhe forcat e tij të sigurisë vazhduan luftimet në Kosovë.Millosheviçi thoshte se po i luftonte terroristët, siç i quante ai, pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por vendet perëndimore thanë se qëllimi i liderit serb ishte spastrimi etnik i Kosovës përmes vrasjeve dhe dëbimeve masive