Zbulohen dokumentet, ISIS gati sulmet hakmarrëse në Europë dhe Siri


“Kalifati” i Shtetit Islamik është goditur rëndë, duke bërë kështu që të humbasë territoret që ishin në kontrollin e tij.Pas kësaj goditje, është rritur frika se ISIS ka celula të fjetura të cilat do të mund të kryejnë sulme hakmarrëse në Europë dhe Siri. Këto informacione janë bërë të ditura nga dokumente të zbuluara së fundmi.Dokumentet, e siguruara nga Sunday Times, tregojnë se disa nga celulat e Shtetit Islamik po mbështesin xhihadistët të planifikojnë sulme të reja në qytetet europiane.Këto të dhëna ndodhen në një hard drive, që besohet se i kanë rënë ndonjë luftëtari të ISIS në shkretëtirën siriane.Po ashtu, mësohet se brenda saj ekzistojnë edhe listat e emrave të luftëtarëve dhe armëve të caktuara, deri te buxheti për luftëtarët dhe gratë e tyre.