Zgjedhjet lokale, deputetët socialistë që mund të lënë mandatin


Pjerin Ndreu zyrtarizoi kalimin nga pushteti qendror drejt atij lokal, pasi do të jetë kandidat i PS-së për Bashkinë Lezhë. Dhe sipas listave të 2017 vendin e tij në Kuvend pritet ta marrë Adriana Jaku, aktualisht zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Në PS, flitet se Rakip Suli mund të kandidojë në Kamëz, duke i hapur rrugë kreut të FRESSH, Eljo Hysko.Dy muaj përpara zgjedhjeve lokale, nëse ato të do të zhvillohen edhe deputeti socialist Nuri Belba mund të kanidojë për Bashkinë e Prenjasit, e cila aktualisht drejtohet nga LSI. Pasues në listë është Florenc Spaho.

Në Vlorë, Vullnet Sinaj pritet të lërë mandatin për bashkinë e Selenicës. Nëse ndodh, vendin e tij mes socialistëve pritet ta marrë Ramis Husi.Në Korçë pritet të lirohen dy karrige, për të kërkuar dy të tjera në krye të bashkisë së Pogradecit dhe Devollit. Përkatësisht deputetët Ilir Xhakolli dhe Edlira Bode.
Vendet e tyre pritet të pasohen nga Ardit Konomi dhe Enslemvera Zake. Emra të tjerë deputetësh po ashtu flitet se janë në listë, por më përjashtim të Pjerin Ndreut, asnjë nuk ëzhtë bërë zyrtar.