Bullizmi në shkollat e vendit tonë !

Intervistë me Psikologen Antonela Rama.

Bullizmi është fenomeni më i përhapur në Shqipëri , ku i referohet gjithë llojeve të bullizmit që ndodhin në ambientet e shkollës ndërmjet moshatarëve, nga më të rriturit tek më të vegjëlit,nga apo kundrejt mësuesve. Për të kuptuar më shumë mbi Fenomenin Bullizëm , kemi një intervistë ekskluzive nga psikologia e njohur Antonela Rama.

Vizionews – Si e përcaktoni bullizmin ?
Antonela- Sjellje agresive ose shkaktim i qëllimshëm i dëmeve, të përsëritura për një periudhë të gjatë kohe thuajse çdo ditë në një marrdhënie ndernjerëzore, në të cilën ka ose perceptohet një pabarazi e pushtet ose e fuqisë përfshin Fenomenin Bullizëm.

Vizionews- Kush mund të konsiderohen Viktimat e Bullizmit ?
Antonela : Zakonisht këto individë shfaqin disa tipare kryesore si :
– Frika
-Pasiguria
-Shpesh janë depresive
– Mungesa e vetëbesimit
– Janë introvertë
– Kanë vështirësi komunikimi me moshatarët e tyre.
– Janë të turpshëm .

Vizionews- A mund të dallojmë nëse një fëmijë është bullist ?
Antonela – Kryesisht janë fëmijët që përmes sjelljeve agresive , vendosin autoritetin e tyre e në të njëjtën kohë përpiqen të fshehin dobësitë që kanë . Gjithmonë dëshirojnë të demostrojnë pushtet dhe fuqi ndaj të tjetër.

Vizionews- A ekzistojnë forma të bullizmit?
Antonela – Ky fenomen shfaqet në formën e agresionit fizik ose psikologjik .
Bullizmi fizik përfshin goditjen apo edhe shtyrjen .
Bullizmi psikologjik izolon personin në vetvete .

Vizionews – Si t’i dalloni shenjat e bullizmit ?
Antonela – Disa shenjat që shfaqin femijet që janë nen ndikimin fizik dhe psikologjik të bullizmit janë :
– Shenjat fizike : nxirje , gjumë i pakët, gërvishtje.
-Shenja emocionale : ankth , palumturi, vështirësi për t’u përqëndruar, mbajnë sekrete.
Ndodh kur “të fortët” nxisin shokët, apo moshatarët e viktimës që ta përjashtojnë viktimën gjatë një loje, apo aktiviteti të organizuar. Duke u përjashtuar në këtë mënyrë, viktima do ta ketë të vështirë të krijojë marrëdhënie dhe mund të vuajë izolimin në të ardhmen.

Vizionews- Si mund të ndihmohen fëmijët?
Antonela – Tregohuni të vëmendshëm ndaj fëmijës suaj dhe qëndrojuni pranë për të ofruar mbështetje .
Disa fëmijë mendojnë se janë vetë fajtor pse po i ndodh kjo se nëse ata do të dukeshin ndryshe një gjë e tillë nuk do i ndodhte. Ndonjëherë janë të frikësuar se nëse agresori e zbulon që ata treguan situata do të përkeqësohet. Të tjerë janë të fikësuar se nëse i tregojnë prindërve nuk do ti besojnë ata ose do të veprojnë.
Vlerësoni fëmijen kur ju tregon dhe rikujtoje se ai/ajo nuk është vetëm.
Siguroje fëmijën se do e zgjidhni bashkë këtë problem .
Bisedo me dikë që ke besim si një psikolog , mësues , motër, vëlla ose mike.
Ti asnjëhere nuk je vetëm .

Një fjalë e mirë mund të ndryshojë të gjithë ditën e gjithsecilit prej nesh.