VIDEO/ Griezmann shpëton Atleticon me këtë supergol që shënon ndaj Sevillas


Jo vetëm Reali i Madridit, por as Sevilla apo Atletico e Madridit nuk arrijnë t’i bëjnë presion Barcelonës në La Liga.Superdueli i “Ramón Sánchez Pizjuán” mes andaluzëve dhe “Los Colchoneros” u mbyll pa një fitues.Të dyja skuadrat arritën të shënon nga një gol në portat respektive, por pa mundur të festojnë në fund të të këtij 90-minutëshi të zjarrtë.Rezutati 1-1 ruan pozicionet në renditje. Atletico ndjek Barcelonën me 35 pikë, ndërsa Sevilla renditet e treta me 2 pikë më pak, 33.Sa i përket ndeshjes, të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Ben Yedder kaloi në epërsi andaluzët në minutën e 37-të, por pa u mbyllur fraksioni i parë Antoine Griezmann barazoi 1-1 me një ekzekutim perfekt të një goditjeje të lirë.