Paraqitje fantastike e Kevin Durant, realizon 49 pikë në fitoren e Warriors kundër Magic

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors ka arritur edhe një fitore duke e ngritur numrin e triumfeve në pesëmbëdhjetë.

Konventa e Parë e Prodhuesve të Kosovës do të mbahet me 29 dhe 30 Nëntor 2018, në Hotelin Emerald

Vetëm çereku i tretë i takoi skuadrës mysafire ndërsa në tre të tjerët vendasit treguan se e meritojnë të rrëmbejnë pikët e reja.

Kevin Durant ishte i pandalshëm në radhët e Golden State duke realizuar 49 pikë gjersa njëzet më pak i shtoi edhe Klay Thompson.Te Orlando më i miri ishte Nicola Vucevic me 30 pikë gjersa 28 sosh i shtoi Terrence Ross, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.
Pas kësaj, Warriors kanë bilanc prej 15 fitoreve dhe shtatë humbjeve ndërsa për Magic kjo ishte humbja e 11 kundrejt dhjetë triumfeve.Ndryshe, në ballafaqimin e radhës kampionët në takimin e radhës do të luajnë me Toronto Raptors gjersa Magic do të takohet me Portland Trail Blazers.

Rezultatet tjera:
Charlotte 110-107 Milwaukee
Cleveland 95-102 Minnesota
Washington 135-131 Houston
Chicago 107-108 San Antonio
New Orleans 107-124 Boston
Utah 88-121 Indiana