Higuain ne gjume,Milani ngec ndaj Torinos !


Milani nuk përfitoi dot nga humbja e Interit ndaj Juventusit por edhe nga hapat fals të Lazios dhe Romës që barazuan ndeshjet e tyre, për të blinduar vendin e 4-t dhe për t’iu afruar zikaltërve që pozicionohen të tretët.Kuqezinjtë barazuan 0-0 me Torinon në San Siro në një ndeshje në të cilën shpërdoruan shumë raste por gjithashtu duhet të falenderojnë edhe portierin Donnarumma që në pjesën e parë bëri disa pritje fenomenale ndaj Belottit dhe Iago Falques.

As rikthimi nga pezullimi i Higuan nuk e ndihmoi dot Milanin me El Pipitan që dëshironte të shënonte me çdo kusht, në disa raste duke mos servirur Cutronen apo Suson të lirë brenda zone.Në pjesën e dytë Milani e kërkoi më shumë golin por nuk gjeti dot atë me Cutronen që humbi një rast të artë në minutat e fundit duke bërë me dhimbje kokë tifozët e shumtë të pranishëm në San Siro. Vetëm një pikë për kuqezinjtë që humbën një mundësi të mirë për t’i bërë presion Interit.

You must be logged in to post a comment Login