Ushtari i Koresë së Veriut arratiset në Korenë e Jugut


Një ushtar verikorean është arratisur nga kufiri dhe ka kërkuar azil në Korenë e Jugut.Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut, thuhet se një ushtar i Koresë së Veriut duke u arratisur nga kufiri tokësor mes dy vendeve, ka kërkuar azil në Korenë e Jugut.
Institucionet përkatëse të jugut do të hetojnë detajisht se si ai ka arritur në jug.Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut muajin e kaluar kishin shkatërruar dhjetë pikat e rojës në Zonën e Demilitarizuar (DMZ).