Dokumentet sekrete/ Facebook në telashe: Nxori nga tregu konkurrentët


Parlamenti britanik ka arritur të sigurojë dokumente për të cilat gjigandi i rrjeteve sociale Facbook ka luftuar për muaj të tërë që të mos bëhen publike.Në përmbajtje të disave prej dokumenteve mund të gjendet edhe korrespondenca e shefit të Facebook Mark Zuckerberg dhe ekzekutivëve të kompanisë, të nxjerra nga nje padi në Kaliforni duke përfshirë edhe deklarata ku nuk merret parasysh privatësia e përdoruesve te rrjetit apo ku vetë Zuckerberg pohon përdorimin e një skeme për të nxjerrë nga tregu konkurrentët në biznes.“Në pranojmë se vetë Facebook është dhunuesi më i madh i të dhënave përgjatë gjithë historisë së industrisë online”, tha këtë verë për CNN gjatë një interviste Ted Kramer, pronari i Six4Three, një kompani që ka paditur Facebook-un.Kramer tha për CNN se ai kërkon nga Komisioni Federal i Tregtisë dhe nga prokurorët amerikanë të hetojnë lidhur me akuzat e ngritura nga “Six4Three”.Ndërkohë, një zëdhënës i Facebook tha të shtunën për CNN se procedimi i “Six4Three” është I paligjshëm.

Dokumentat janë marrë nga avokati i Kramer përmes zbulimit, një process i ligjshëm ku avokati i njërës palë mund të marrë të dhëna nga avokati i palës tjetër.Gjykata e lartë në Kaliforni urdhëroi që këto dokumenta të mos bëhen publike nga Six4Three.Megjithatë të hënën e kaluar, anëtari i parlamentit britanik Damian Collins, njëkohësisht kreu i komitetit parlamentar që po mbikëqyrte Facebook-un, i kërkoi dokumentat nga Ted Kramer, i cili ndodhej në Britaninë e Madhe për punë.Facebook kontaktoi gjykatën e Kalifornisë kur u informua mbi këtë kërkesë të parlamentarit Britanik. Të martën gjykatësi vendosi që dokumentat e paredaktuara nuk duhet t’i dorëzohen parlamentit anglez dhe se refuzimi i bashkëpunimit do të konsiderohej një akt përbuzjeje i gjykates.Një zëdhënës i Facebook tha në një deklaratë se materialet janë subjekt i mbrojtur nga gjykata, ndërkohë që të shtunën në mbrëmje gazeta britanike “ The Observer”, raportoi se dokumentet janë marr pas një shoqërimi që Kramer pati në parlament dhe pasi një officer i armatosur u pa në hotelin ku ai qëndronte.Sipas gazetës Kramerit i ishte thënë që rrezikonte burgun nëse nuk i dorëzonte këto dokumenta, ndonëse CNN nuk e ka konfirmuar këtë informacion.